Tahir Veliu: Bashkimi i shqiptarëve përballë eurokolonializmit antishqiptar të BE-së

Tahir Veliu: Bashkimi i shqiptarëve përballë eurokolonializmit antishqiptar të BE-së

Meqenëse, Bashkimi Europian është duke zbatuar politikë të njëanshme dhe duke përdorur standarde të dyfishta në raport me shqiptarët, që si pasojë e kësaj politike antishqiptare, Kosova ka ngelur vendi më i izoluar në Europe dhe për të dalur nga kjo gjendje e mjerueshme është më së e domosdoshme, që dy shtetet shqiptare të angazhohen seriozisht rreth një strategjije të re politike mbarëkombëtare dhe të qëndrueshme me SHBA-në, si domosdoshmëri e kohës, përball mospërfilljes nga Bashkimi Europian.

Përfundimisht, duhet kuptuar qartë se projektet ekspansioniste serbo-greke; projekti pansllavist serb “Nacertanije”, i hartuar nga ministri i jashtëm serb Ilija Garashanini në vitin 1844 dhe projekti ekspansionist grek “Megali Idea” (“Megali Idhea” – “Ideja e Madhe”), i hartuar nga kryeministri grek Jani Koleti në vitin 1844, në aleancë dhe bashkëpunim me Turqinë dhe Fuqitë e Mëdha, që shkaktuan gjenocid ndaj kombit autokton shqiptar duhet të varrosen njëherë e mirë dhe se kjo arrihet vetëm përmes jetësimit të projektit demokratik dhe europianist të ribashkimit në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar. Ky projekt realizohet vetëm nepërmjet rrugës Tiranë – Washington, dhe kurrsesi jo, nepërmjet rrugës së nënshtrimit, përbuzjes dhe eurokolonializmit modern Tiranë – Athinë – Bruksel dhe Prishtinë Beograd – Bruksel.

Përfundimisht, dy shtetet shqiptarë kanë për detyrë zhbërjen e vendimeve të turpshme dhe arbitrare të Fuqive të Mëdha të datës 22 mars të vitit 1913 për copëtimin e Shqipërisë. Udhëheqësit dhe pushtetarët shqiptarë duhet të angazhohen, që nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimit institucional e shtetëror, me forma paqësore Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës të ribashkohen në një shtet kombëtar, si pjesë e procesit demokratik të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar.

Nësë, dy shtetet shqiptare vazhdojnë të shpërfillin vullnetin e popullit shqiptar për ribashkim kombëtar, dhe dështojnë të angazhohen seriozisht rreth një politike dhe një qëndrimi të vetëm e të përbashkët zyrtar, atëherë shqiptarët e bashkuar do të vazhdojnë këtë proces të pashmangshëm. Koha nuk pret, shqiptarët nuk presin, sot është koha e Shqipërisë së Bashkuar.

Autori është kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …