Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me rastin e shënimit të “Javës Kundër Korrupsionit”, ka vlerësuar se Republika e Kosovës tanimë ka një infrastrukturë dhe

Tahiri: Isa Mustafa dhe LDK-ja duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në e të mos kapen pas saj vazhdimisht

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se arnimit të qeverisë me PDK-në i ‘ka dekë nëna’. Tahiri ka shkruar se ‘arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë. Ai ka thënë se që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve. “Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …