Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj disa publikimeve që pohonin se fati i vendit ndodhej në duart e tij. Deputeti i AKR-së ka thënë se Republika është në duart e popullit dhe në përgjegjësinë e politikanëve, duke shtuar se në Kuvend nuk po frymon vullnet për zgjidhje të krizave politike, por gjërat bëhen në bazë të inateve personale. “Republika nuk është në duart e Labinot Tahirit, por është në duart e popullit dhe në përgjegjësinë e të gjithë politikanëve të Kosovës”. “Unë po vazhdoj të konsultohem edhe me akademikët e vendit dhe me historianë të vendit tonë për një zgjidhje të kësaj çështjeje. Sugjerimet e tyre për vendin, janë të dobishme, për faktin se në Parlamentin e Kosovë, nuk po frymon vullnet për zgjidhje të krizave politike, por vazhdimësi e inateve personale dhe partiake. Pra një trishtim i panevojshëm për brezat e rinj të politikës! Është e panevojshme dhe shumë hipokrite, kur Lista Serbe thotë se ne nuk do të jemi në Kuvend, për arsye derisa partitë shqiptare të merren vesh.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …