Tahiri: Për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti dhe Bordit të KEK-ut, Kosova humbi 56 milionë € për një muaj

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar se për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti dhe Bordit të KEK-ut, Kosova ka humbur 56 milionë euro nga 19 korriku për energji. Ai ka shkruar se energji nuk po prodhohen në Bllokun A5 në KEK, nga 19 korriku 2022. “Me koston aktuale të energjisë në bursa, kjo në numra i bie humbje prej 78 mijë € në orë: ose 1 milion e 870 mijë euro në ditë apo 56 milion € në muaj. E kjo humbje do të vazhdoj deri kur A5 të rikthehet në prodhim. Pra, 56 milion euro në muaj Kosovës po i kushton paaftësia e Qeverisë dhe Bordit të KEK, sepse KEK për 1 vit nuk ka arritur të filloj me remont në Bllokun A 5, e janë detyruar për shkaqe teknike nga 19 Korriku me ndal krejt Bllokun A5. As kontratë për remont të këtij blloku KEK nuk ka” ka shkruar mes tjerash Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …