Tajani: Ka shumë tension mes Kosovës dhe Serbisë dhe po bëhet çdo gjë që është e mundur për ta mbajtur situatën nën kontroll

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka konstatuar se mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë tension dhe se po bëhet çdo gjë që është e mundur për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ai ka paralajmëruar se në muajin janar, do të mbahet një konferencë në Trieste për Ballkanin dhe në të do të përgatiten një sërë nismash politike. “Ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mos përkeqësuar situatën. Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë paqen dhe stabilitetin dhe trajtohen pozitivisht si nga serbët ashtu edhe nga kosovarët”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Italisë, Antonio Tajani gjatë për rrjetin televiziv Sky Italia.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …