Tajar Kağan Ataj: 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Turqi-Shqipëri, shënon një periudhë e veçantë në mes të dyja vendeve

Tajar Kağan Ataj: 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Turqi-Shqipëri, shënon një periudhë e veçantë në mes të dyja vendeve

Duke folur për Agjencinë Anadolu, ambasadori i Turqisp, në Tiranë, Tajar Kağan Ataj   vlerësoi marrëdhëniet, të cilat shënojnë 100-vjetorin e vendosjes së tyre. Duke kujtuar se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën me Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve më 15 dhjetor 1923, Atay tha se viti 2023 është i rëndësishëm sepse do të shënohet 100-vjetori i Republikës së Turqisë  dhe 100-vjetori i marrëdhënieve me Shqipërinë. Ai rikujtoi se në janar të vitit 2021 u nënshkrua një deklaratë politike midis presidentit Rexhep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e cila i ngriti marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik, duke shtuar se të dy vendet, që dikur ishin partnerë strategjikë natyrorë, tani janë edhe zyrtarisht partnerë strategjikë. Duke vënë në dukje se marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar në të gjitha nivelet që nga kjo datë, Ataj tha se gjatë vizitës së ministres shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Turqi në nëntor 2022, u bënë përgatitjet për Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë me homologun e tij Mevlyt Çavushoğlu. Prandaj viti 2023 do të jetë vërtet një periudhë e veçantë mes dy vendeve dhe ne do ta festojmë këtë 100-vjetor së bashku me aktivitete të përbashkëta”, theksoi ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tajar Kagan Ataj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …