Memli Krasniqi

Memli Krasniqi pyet Albin Kurtin pse nuk po shkarkohet, Martin Berishaj, pasi ka shumë dyshime për Qeverinë e Kosovës

Kryetari  i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-mesazhi iu ka  drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me aferën e raportuar për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ai i ka drejtuar një varg pyetjesh Kurtit se pse nuk po shkarkohet Berishaj duke përmendur edhe shuma rreth kësaj afere të raportuar të cilat sipas tij ngrehin dyshime për Qeverinë e Kosovës. “Kjo aferë e Martin Berishajt, e raportuar në media ndërkombëtare, ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës. Si mund të flitet për respektimin e shtetit të së drejtës, ndërkohë që përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë përfshihen në afera të tilla financiare dhe ata mbrohen nga krerët e shtetit? Si e ndikon ky skandal imazhin e shtetit tonë, tani kur jemi në prag të liberalizimit të vizave dhe kur kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian? Kryeministër, pse po heshtë për këtë skandal dhe pse po e mbron kaq shumë bashkëpunëtorin tënd të ngushtë, Ambasadorin Martin Berishaj? Ju keni premtuar se do ta luftoni korrupsionin, e tash ndodheni në mesin e një skandali rajonal të korrupsionit. Po vepron si një struc kryeministër, duke e zhytë kokën në rërë dhe duke pritë që ky problem disi do të kalojë. Por, këtë herë nuk do t’ia dalësh duke heshtur. Qytetarët po e kërkojnë të vërtetën dhe ata meritojnë ta dinë tregimin e plotë për aferën Martin Berishaj”, saktësoi Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …