Takim me përfaqësuesit e BI-së, dega në Kastriot

Kryetari i komunës së Kastriotit Xhafer Gashi, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal Adem Preniqi, takuan përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, dega në Kastriot.

Ky takim hynë në vazhdën e takimeve që kryetari Gashi është duke i zhvilluar me akter të ndryshëm në komunën e Kastriotit.

Të gjitha këto takime janë duke u zhvilluar pasi që KEK-u, nuk është duke i përfillur kërkesat e qytetarëve dhe komunës së Kastriotit. Të shtyrë nga ky anashkalim dhe injorim i vazhdueshëm i kërkesave të komunës nga ana e KEK-ut, si dhe iniciativës së qytetarëve për të protestuar ndaj këtyre veprimeve të KEK-ut, kryetari Gashi i njoftoi përfaqësuesit e Bashkësisë Islame për raportet me KEK-un dhe përpjekjet e tij të vazhdueshme për të bindur këtë operator që të merr parasysh kërkesat e komunitetit dhe të komunës, dhe të respektoj normat ligjore dhe nënligjore që e obligojnë këtë operator të investoj në komunitet.

Bashkëbiseduesit në këtë takim, e cilësuan si të drejt iniciativën qytetare dhe u shprehën të gatshëm që ti bashkohen kësaj proteste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …