Takohen përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë, diskutojnë për situatën e zjarrëve në territorin e Kosovës

Takohen përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, diskutojnë për situatën e zjarrëve në territorin e Kosovës

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, nga të cilët ka kërkuar nga ta koordinim, si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës. “Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës”, ka shkruar ai. Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, në mënyrë që të mos ketë situata të pakontrolluara. “I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …