leoni

Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Tani kur është kryekuvendar, Glauk Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve për ta bërë kuorumin  dhe duket se fare nuk i bjen në mend  se sa herë ai vetë me kolegët e tij e  kanë  pamundësuar kuorumin, madje ka harruar sa herë ke hedhur shishe me ujë dhe gaz lotsjellës për ta pezulluar punën e Kuvendi, sa herë është përleshur  me policë brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, në të cilin e ka gdhirë kryekuvendar  pas pazarit politik me guximtaren, Vjosa Osmani. Në seancën e fundit ai u  ka dhënë afat deputetëve të partive politike  ta bëjnë kuorumin prej mbi 80 deputetëve në sallë për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndryshe do ta ndërpresë seancën plenare. “Po ju jap afat grupeve parlamentare nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë unë e ndërpres seancën, pasi kjo është joserioze dhe e vazhdojmë të martën seancën. Prej tash vetëm 10 minuta i keni afat. Kjo është vërtet joserioze thotë Konjufca i pandjeshëm ndaj veprimeve të tij kundër të gjithë kryekuvendarëve, të cilët edhe i ka sulmuar me gaz lotsjellës. Tani Konjufca është bërë shumë serioz dhe po kërkon edhe më shumë seriozitet.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Diskutimet për ekonominë dhe zgjedhjet e parakohshme, prioritet i PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, thekson rëndësinë e diskutimeve mbi çështjet …