Taulant Balla, foli lidhur me takimin që zgjati 7 orë në Gjykatën Speciale, në Hagë, ku ka takuar dhe ka biseduar me krerët e UÇK-së

Taulant Balla, foli lidhur me takimin që zgjati 7 orë në Gjykatën Speciale, në Hagë, ku ka takuar dhe ka biseduar me krerët e UÇK-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, foli lidhur me takimin që zgjatë 7 orë në Gjykatën Speciale  në Hagë,  ku ka takuar krerët e UÇK-së. Në një intervistë për  “Euronews Albania”, ai ka thënë se të gjithë partnerët e UÇK-së, Amerika, vendet e NATO-s që mbështetën dhe ndërhynë ushtarakisht në Kosovë, janë në krahun e UÇK-së. Kam pasur mundësinë të diskutojmë me zotin Veseli e Thaçi, sepse takimet ishin me secilin prej tyre, për shumë çështje. Thelbi është fakti që mbi ta nuk rëndon asnjë akuzë të rolit personal të secilit. Është një aktakuzë mbi komandën drejtuese të UÇK, bëhet fjalë për një sulm, baltë që hidhet”. Komandantët kanë folur me aktin dhe veprën e tyre gjatë luftës. Edhe nëse do ktheheshin pas do bënin të njëjtat veprime sepse nuk kanë bërë asnjë gabim te vetëm, asnjë akt të paligjshëm”, ka thënë Balla, duke shtuar se do vazhdojnë përpjekjet për rishikimin e rezolutës, për t’i cilësuar të pabazuara të gjitha pretendimet.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …