OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Të akuzuarit e “Rastit Kumanova” po ballafaqohen me keqtrajtime dhe torturime

Ambasada e vendit tonë në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka reaguar kundër keqtrajtimeve dhe torturimeve që po ju bëhen të akuzuarve në “Rastin Kumanova”. Nga deklaratat dhe pamjet e disa nga të akuzuarve u vërejt se janë të maltretuar si fizikisht ashtu edhe psiqikisht. Pas gjendjes jo të mirë të disa të akuzuarve si dhe deklaratës së tyre se nuk janë në gjendje të vazhdojnë, seanca është ndërprerë dhe është kërkuar nga gjykatësja që të thirren mjekët për trajtim. Sipas informatave nga avokatët e të akuzuarve, 15 të burgosur kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ambasada e Kosovës ka qenë e informuar nga të burgosurit, familjarët e tyre si dhe nga avokatët për keqtrajtimin që u bëhet të burgosurve në “Rastin Kumanova”. Ashtu siç janë deklaruar edhe më herët të burgosurit, keqtrajtimi fizik ndodhë gjatë transportit nga paraburgimi në gjykatë dhe anasjelltas. Kurse nuk ka ankesë në sjelljen e gardianëve në paraburgim. Ambasada e Republikës së Kosovës vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin masat e nevojshme për ndërprerjen e maltretimit, si dhe trajtimin e të para burgosurve sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat dhe lirit e njeriut për të para burgosurit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …