Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Të burgosurve në Gjykatën Speciale nuk ka kush t’ua mbrojë të drejtat e njeriut, thuhet në një reagim të KMDLNj-së

Aktualisht në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë, si të burgosur janë tetë shtetas të Kosovës, të gjithë shqiptarë që akuzohen apo po gjykohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe pengim të administrimit të drejtësisë. Gjykimi kundër udhëheqësve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ka përfunduar dhe më 18 maj 2022 pritet që të shqiptohet vendimi i Gjykatës në ndërkohë që prokurori i ZPS-së ka kërkuar gjashtë (6) vite burgim për Gucatin dhe gjashtë (6) për Haradinajn. Procesi ndaj Salih Mustafës është në fazën e përmbylljes kurse procesi ndaj Pjetër Shalës nuk do të zgjasë shumë. Ndërkaq, me aktakuzë të konfirmuar dhe, nga aspekti i të drejtave të njeriut përtej çdo afati të arsyeshëm në paraburgim po mbahen; Hashim Thaçi, ish-president dhe ish- kryeministër i Kosovës si dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Jakup Krasniqi, për dy mandate kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Rexhep Selimi, ish- deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Përveç se ishin bartës të posteve më të larta politike dhe institucionale të Kosovës, të katër të akuzuarit ishin themelues dhe udhëheqës kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ZPS-ja pati deklaruar publikisht se kjo Zyre është e gatshme që të fillojë gjykimin ndaj katër (4) të akuzuarve në muajin shtator të vitit 2021 në ndërkohë që ende nuk e ka dorëzuar të kompletuar dosjen paraprake të ZPS-së.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …