Më 12 prill 2019 në Burim do të organizohet manifestimi i 20 vjetorit të “Ditës së Dëshmorëve" të kësaj komunës

Të dielën më 15.04.2018 shënohet 19 vjetori i epopesë së Betejës së Zhegocit

Të dielën më 15.04.2018 shënohet 19 vjetori i epopesë së Betejes së Zhegocit , në këtë përvjetor kujtojmë Dëshmorët e Kombit, të cilët ranë duke luftuar dhëmbë për dhëmbë me armikun, armik i cili nuk zgjidhte forma dhe mënyra për të luftuar simbas ligjeve ndërkombëtare të luftës, por vriste fëmijë , gra , pleqë e plaka.

-AGJENDA në këtë përvjetor është si vijon:

1.Nesër nga ora 10:00 turnir në futboll të vogël i cili mbahet në vërbicë të zhegocit.

2.Të dielën pra më 15.04.2018 në ora 07:30 (mëngjes) fillon nisja në këmbë nga varrezat e dëshmorëve në Gjilan dhe përfundon te shtabi në zhegoc , marsh i cili quhet “shtigjeve të lirisë”.

3.Më 15.04.2018 nga ora 10:00 homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

4.Manifestimi qëndror te pllaka në zhegoc dhe fillon në ora 11:30 ku të njëjtën ditë do të bëhet përurimi i fillimit të autostradës afër pllakës ku do të mbahet manifestimi. -Prezent në këtë përvjetor të betejës dhe në përurim të autostradës do të jenë presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaqi , kryeministri i republikës se Kosovës z.Ramush Haradinaj , Kryetari i kuvendit të republikës së Kosovës z. Kadri Veseli dhe shumë personalitete tjera. -Ftojë familjet e dëshmorëve , invalidët , veteranët dhe të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të marrin pjesë në këtë përvjetorë.

-Ardhja juaj nderon dëshmorët e kombit. Lavdi dëshmorëve të Kombit. Kryetari i OVL-UÇK-së Dega Gjilan. JETON SHERI

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …