Të gjitha nënkalimet dhe akset tjera rrugore në Ferizaj janë të qarkullueshme

Reshjet intensive dhe të pandërprera që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim rrugor, porse gjendja është nën kontroll dhe ekipet e emergjencës janë në terren në intervenim të rasteve që janë paraqitur e po paraqiten.

Një video pak sekondëshe e nënkalimit të vërshuar tek Stacioni Policor, po qarkullon në rrjete sociale duke e keqparaqitur gjendjen në Ferizaj, e vërteta është se ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë dhe se të gjitha nënkalimet dhe akset tjera rrugore në kompetencën lokale janë të qarkullueshme, andaj dezinformimet dhe paraqitjet e pak sekondava nga gjendja nën kushte të reshjeve intensive dhe të pandërprera nuk janë pasqyrim i drejtë i gjendjes në terren.

Kushtet e tilla atmosferike do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës, andaj apelojmë për kujdes tek qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi për Buxhetimin Gjinor në SHPG “Hareja”

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës …