Të hënën mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

Të hënën mbahet Akademi me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit Skender Rexhepi-Hekuri nga fshati Mrasor dhe Fitim Duraku-Fita nga Krusha e Madhe, të hënën më 21 janar 2019 do të bëhen homazhe dhe nderohen dëshmorët e kombit sipas kësaj agjende: Në ora 10: 30- homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe. Në ora 11:30- homazhe dhe nderime tek vendi i rënies. Në ora 17:00- në nderim të veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj, në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani në Prishtinë do të organizohet Akademi Përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …