Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzon kërkesat e disa personave që pretendojnë se janë viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Të hënën me 15 janar, pikërisht në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Gjykata Speciale fillon seancat gjyqësore të vitit 2024, në Hagë

Të hënën me 15 janar, pikërisht në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Gjykata Speciale kundër UÇK-së  e ka zgjedhur si datë për të filluar  seancat gjyqësore të  vitit 2024 në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë çështje gjyqësore deri më tani janë dëgjuar gjithsej 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të kësaj gjykate. Në njoftimin javor që u publikua dje u tha se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit,  që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera. Po ashtu, edhe katër seanca që janë paraparë për muajin shkurt në këtë çështje gjyqësore, janë anuluar. Prokuroria qysh më 30 shtator të vitit 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Mund të jetë edhe rastësi zgjedhja e kësaj datë, edhe pse nuk është hera e parë, por kjo përkujton njërën ndër masakrat më antinjerëzore që i kishte kryer  kundër popullatës shqiptare të Kosovës deri në atë kohë regjimi kriminal i MIlloshiviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …