Policisa

Pas raportimeve se Qeveria-Kurti ia ka hequr disa nga kompetencat Njësisë Speciale Intervenuese, ka reaguar Policia e Kosovës

Pas raportimeve se c ia ka hequr disa nga kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese, ka reaguar Policia e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë, kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese janë dhe do të mbesin të pandryshuara. “Të gjitha autorizimet policore janë të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative të cilat në vija të përgjithshme përshkruajnë organizimin dhe strukturimin e brendshëm policorë, përderisa detyrat specifike të punonjësve sipas pozitave, përshirë Drejtorinë e Njësisë Speciale Intervenuese, janë të rregulluara me përshkrim të detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës, autorizime dhe detyra këto të cilat kanë qenë dhe mbesin të pandryshuara. Për më shumë, bazuar në strukturën organizative të Policisë së Kosovës e ndryshuar dhe miratuar vitin e kaluar, njësive speciale i është kushtuar rëndësi e veçantë, duke i ngritur nga siç ka qenë Divizion i Njësive Speciale, tani në Departament të Njësive Speciale, përfshirë këtu edhe avancimin e NJSI-së nga Njësi në nivel të Drejtorisë”, thuhet në reagimin e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …