leoni

Javën e ardhshme fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar

Javën e ardhshme fillon punimet  Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës, i cili do të zgjasë deri më 19 janar. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjehet i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jenë kryeministri i Kosovës  Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer” rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor”. “Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”, shkroi Rohde. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim bilateral mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …