Haziri: Organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara nga qeverisja lindore

Lutfi Haziri: Kërkesat e kryeministrit, Albin Kurti janë befasuese, pasi Kosova nuk mund të kthehet mbrapa

Nënkryetari i LDK, Lufti Haziri,  i ka konsideruar kërkesat e kryeministrit Albin Kurti befasuese, pasi Kosova nuk mund të kthehet mbrapa.  Ai ka deklaruar se Kurti e ka pranuar draftin, por nuk ka marrë pjesë në proces. Draft statuti nga qeveria dhe zoti Kurti është pranuar në parim si dokument, është konfirmuar dhe nga një ekip i BE që ka qene në një vizitë në Kosovë. Ndërkohë Serbia strehon terroristët dhe këtë më së miri e vërtetoi me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë. “Tani duhet ta kuptoni që bojkoti në Serbi, u pa si një  hap politik i gabueshme. Serbët e kanë në gjene, prandaj e kanë të pamundur të jenë paqësues dhe ata filluan me dhunë, agresivitet dhe situata eskalojë. Eskalimi i dhunës ndodhi me ngjarjen e 24 shtatorit, në Banjskë, ku Serbia është përshfaqur si vendi që strehon grupet terroriste, ka thënë Lutfi Haziri

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …