Të hënën studentët e Universitetit të Prishtinës do të protestojnë para Qeverisë kundër politizimit të arsimit

Të hënën studentët e Universitetit të Prishtinës do të protestojnë para Qeverisë kundër politizimit të arsimit

Ditën e hënën në ora 11:00 studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës kundër politizimit të  sistemit të arsimit. Kjo gjë është bërë e ditur me anë të një komunikate nga organizata “Paqja Studentore”.

“Agjencia e Kosovës për Akreditim është përjashtuar të martën nga EQAR (Komiteti i Regjistrit për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) për shkak të ndërhyrjeve politike në arsim. Pasojat e këtij përjashtimi janë goditje e madhe e madhe për studentët e arsimit të lartë në Kosovë. Diploma e tyre nuk do të njihet në shtetet e Bashkimit Evropian dhe ata do ta humbin të drejtën e studimit nëpër këto shtete. Shumë prej studentëve nga Universiteti i Prishtinës dhe universitete tjera i vazhdojnë studimet në universitetet prestigjioze të Evropës, e që kjo mundësi tani është në pikëpyetje. Veprimet politike dhe korruptive të qeverive në zgjedhjen e bordeve nëpër institucione ka bërë që gjendja e arsimit në Kosovë të jetë e mjerueshme. Për këtë arsye “Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës” ka organizuar të hënën protestë për të thirrur në depolitizimin e arsimit në Kosovë. Protesta mbahet ditën e hënë (5 mars 2018) nga ora 11:00, para Qeverisë së Kosovës. Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Universitetit e Prishtinës të na bashkëngjiten në protestën tonë paqësore, për t’i mbrojtur interesat tona themelore”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …