Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë, kur ke aq shumë punë e nevojë, është marrëzi, i thotë Albin Kurtit, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke iu drejtuar  Qeverisë Kurti ka thënë se të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë e aq shumë nevojë është marrëzi. Abdixhiku në një postim të tij ka shpërndarë një video të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti i cili flet për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë. Në vend të ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese para partiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave,që kanë rëndës, sikur është  edhe ndërtimi i  një çerdheje tjetër në Lipjan, nga 5 sa janë deri tani, shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës! Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi. Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …