53 persona të cilët kishin rezultuar negativ me koronavirus në Qendren Studentore, sot do të lirohen nga karantina

Të karantinuarit në Qendrën e Studentëve gjatë protestës kanë thyer dritare e dyer brenda konviktit numër 3 dhe 4

Të karantinuarit në Qendrën e Studentëve janë revoltuar si shkak i neglizhencës nga institucionet e Kosovës dhe sonte kanë organizuar protestë ku ka ndodhur edhe një rrahje. Lajmin e ka konfirmuar për mediet edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Mbrëmë rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërrmarrë masat e duhura lidhur me rastin.”, tha Krasniqi, Burime të lajmi.net brenda karantinës në Qendrën e Studentëve bëjnë të ditur se deri tek protesta ka ardhur për shkak se të karantinuarit kanë mbushur 14 ditë në karantinë dhe nuk janë testuar. Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve ku janë thyer dritare e dyer brenda konviktit numër 3 dhe 4.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …