Kërkohet miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë, ndryshe nuk mund të ekzekutohen ndihmat financiare dhe qytetarët mbesin pa paga

Të martën, më 4 dhjetor 2017, në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancë plenare

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e drejtuar nga kryekuvendari Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që gjatë javës së ardhshme Kuvendi të mblidhet në dy seanca plenare. Të martën, më 4 dhjetor 2017, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe atë mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. të enjten, më 7 dhjetor, në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën do të shqyrtohet Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Kontrolloni gjithashtu

Partia Demokratike e Kosovës e ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim pune

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të marr pjesë në takimin e ftuar …