Dardan Molliqaj: Mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë akte të një padrejtësie historike
Smoke from an Israeli airstrike rises in Gaza City on Monday, Oct. 9, 2023. (AP Photo/Hatem Moussa)

Të paktën 35 mijë e 647 palestinezë janë vrarë në sulmet barbare izraelite, që nga 7 tetori i vitit të kaluar

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 35 mijë e 647 palestinezë janë vrarë në sulmet e pamëshirshme izraelite në enklavën e bllokuar që nga 7 tetori i vitit të kaluar, raporton Anadolu. Sulmi izraelit ka plagosur gjithashtu 79 mijë e 852 njerëz, thuhet në deklaratën e ministrisë. “Sulmet izraelite vranë 85 persona dhe plagosën 200 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje të arrijnë deri te ata”, theksohet në deklaratë. Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Rripin e Gazës pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm. Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Rripit të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Izraeli akuzohet për “gjenocid” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi, si dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …