Të rinjtë e Mitrovicës kërkojnë ndërprerjen e spastrimit etnik në veri

Të rinjtë e Mitrovicës kërkojnë ndërprerjen e spastrimit etnik në veri

Dhjetëra aktivistë të  Iniciativës Qytetare për Veprim sot kanë zhvilluar një aksion simbolik para barrikadës mbi urën e Ibrit në Mitrovicë. Organizatorët e kësaj proteste kërkuan heqjen e barrikadave në veri të qytetit, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre si dhe ndaljen e spastrimit etnik që po e bën Serbia në këtë pjesë. Me parullat “Një Mitrovicë, një Kosovë e bashkuar”, “Strukturat paralele të Serbisë po e shkatërrojnë Republikën”, “Duam kthim në pronat tona” e të ngjashme si këto, protestuesit paralajmëruan se ky do të jetë fillimi i organizimit dhe angazhimit qytetar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në veri. Përfaqësuesi i kësaj Iniciative, Bujar Voca theksoi se në veri të qytetit po ndërtohet një Serbi e vogël. Duke përmendur veprimet e Serbisë që çuan në spastrimin etnik të pjesës veriore të qytetit, ai tërhoqi vërejtjen se plani aktual i Serbisë është ndarja e Kosovës mbi rrjedhën e lumit Ibër. “Plani i Serbisë është që të ndajë Kosovën mbi rrjedhën e lumit Ibër, dëbimi i shqiptarëve është bërë paralel me vendosjen e kolonëve serbë në Mitrovicën veriore dhe në veri. Serbia ka sjellë qindra familje në veri dhe ka ndërtuar qindra banesa për të kolonizuar veriun”, u shpreh aktivisti, Voca. Ai në vijim ka fajësuar Qeverinë e Isa Mustafës, e cila sipas tij, nuk ka ndarë asnjë cent për kthimin e shqiptarëve në veri dhe shtrirjen e sovranitetit edhe në këtë pjesë. “Isa Mustafa është frikacak përballë Serbisë, sepse në të kaluarën ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Jugosllavisë dhe Serbisë”, theksoi Voca.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …