150 mijë punëtorë nuk do të përfitojnë asnjë cent nga Rimëkëmbje por edhe 100 mijë të tjerë do të përfitojnë më pak se 100 euro

Lulzim Aliu: Komuna e Ferizajt ka buxhet të falsifikuar

Lulzim Aliu, nënkryetari i Degës së PDK-së,  në Ferizaj, në një tubim me gazetarë ka deklaruar se komuna e Ferizajt ka buxhet të falsifikuar, kjo  nuk është akuzë, nuk është pretendim, por është realitet. Kjo e vërtetë doli në shesh në mbledhjen e jashtëzakonshme  të Kuvendit të Komunës të mbajtur me 25.05.2016 me ç’rast u bë Rishikimi i Buxhetit për vitin 2016. Aty doli në shesh se ka projekte, të cilat janë duke u kryer në Komunë, e të cilat nuk janë të miratuara në Kuvendin e Kosovës. Kjo ëshë shkelje e rëndë e Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe shkelje e Ligjit të Buxhetit 2016. Projekti “zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës së Zaskokut nga rruga kryesore deri te lumi”, tashmë i kontrakuar, nuk ëshë paraparë me Ligjin për Buxhetin e vitit 2016 të Republikës së Kosovës. Kjo kontratë është tenderuar me 02.03.2016 ndërsa ëshë nënshkruar nga Kryetari i Komunës  me 12.04.2016 në vlerë prej 95,377.10 €. Ky projekt gjendet vetëm në lisëtën e projekteve të paraqitura në dokumentin e buxhetit 2016 të Komunës së Ferizaj, por jo edhe në Ligjin e Buxhetit 2016 të Republikës së Kosovës. Ku do t’i marrë Kryetari paratë për të paguar këtë kontratë, veç ai e di.

Falsifikimi i dytë është me projektin “Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Zaskok” me kodin buxheor 90 483 i cili nuk ëshë fare në buxhetin e komunës.Merreni me mend përmes rishikimit, për këtë projekt, para tre ditësh, kemi ndarë 90,00.00€, ndërsa projekti nuk figuron fare në buxhet.

Falsifikimi i tretë doli në shesh, poashtu me rastin e rishikimi të buxhetit, kur Kryetari i Komunës propozoi që të anulohen 18 projekte kapitale që është dashur të kryhen gjatë vitit 2016. Sipas Kryetarit, buxheti i ndarë për këto projekte, ka qenë 666,659.63 € që nuk është e vërtetë.

Sipas Ligjit për Buxhet 2016 kjo shumë është  748,000 €. Dmth mungojnë edhe 81,340.37 euro.

Ku janë këto para, ku janë harxhuar ose ku do të mbesin ato, prap po themi që e di vetëm Kryetari i Komunës.Duke pasur parasysh se Buxheti I Komunës është dokumenti më I  rëndësishëm publik, është ligji që e përcakton saktsisht mënyrën e harxhimit të parasë së mbledhur nga qytetarët tanë, çdo injorim dhe devijim nga ky ligj e cenon   Rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Prandaj ,në këtë rast, ftojmë Prokurorinë e Shtetit që, karshi argumenteve publike që ne po I afrojmë, e që fatkeqsisht janë bërë të shumta, të marrë masat e duhura për të mbrojtur ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Edhe ata duhet  ta bëjnë punën e vet të përcaktuar me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …