Aida Dërguti

Dërguti: Nëse Qeveria insiston ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të ketë protesta

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka paralajmëruar se mund të ketë protesta nëse Qeveria insiston në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Dërguti ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve që kanë me AAK-në dhe Nismën, VV-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me këto dy parti opozitare. “Pavarësisht faktit se kemi pasur mospajtime, por edhe ftohje marrëdhëniesh, ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet opozitare, por edhe me këdo tjetër që është i gatshëm ta bashkojë forcën për ta mbrojtur vendin nga regjimi antikushtetues”, ka thënë Dërguti. Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! do të punojë e të bashkëpunojë me të gjithë për ta organizuar një përpjekje të gjerë popullore kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. “Rezistenca do të jetë edhe më intensive, edhe më e vendosur se më parë. Sigurisht se në këtë kuadër nuk përjashtohen as veprimet brenda Kuvendit”, është shprehur ajo. Duke folur për kushtëzimin që ka vënë BE-ja për liberalizimin e vizave, që fillimisht të ratifikohet nga Kuvendi marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, Dërguti ka thënë se ky kushtëzim është i padrejtë dhe i papranueshëm. “Asnjë nga shtetet e Ballkanit që e kanë marrë liberalizimin e vizave vite më parë nuk kanë qenë të kushtëzuar kështu, ka thënë Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …