Kryetari Thaçi

Në Sarajevë ka filluar punimet Samiti 100

Në Sarajevë ka filluar punimet Samiti 100, një nismë që mbledhë afaristë nga rajoni, dhe që i paraprinë Samitit të Bërdo-Brionit, të kryetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Sarajevë për herë të parë në këtë nivel merr pjesë edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq. Samiti 100, është  një nismë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit. Moto e Samitit 100, që zhvillon punimet prej 27 deri më 29 maj dhe që mbledhë afaristë nga të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit, “Marrëveshja për një Epokë të re” është tejkalimi i dallimeve dhe përkushtimi për projektet që integrojnë ekonomitë e vendeve të rajonit. Pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkohë që organizatorët kanë thënë se edhe President ii Serbisë, Tomisllav Nikoliç, e ka konfirmuar ardhjen e tij në Sarajevë. Ndryshe thuhet se Presidenti serb, Nikoliç, do të qëndrojë për herë të parë në Sarajevë që prej marrjes së mandatit të presidentit. Në Samit po marrin pjesë edhe kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani, i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …