Rusia po e fuqizon “Bashkimin e Shteteve Ortodokse” të Ballkanit për t’ ia kundërvënë NATO-s

NATO përballet me një mjedis të ri ku Rusia e sheh aleancën si kundërshtare

Rusia dhe kërcënimi i saj ndaj vendeve anëtare të Aleancës, ka qenë kryefjala e ditës së parë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Tiranë. Në çeljen e punimeve të kësaj Asambleje, Presidenti i saj, Michale Turner, e ka renditur këtë çështje, ne prioritetet kryesore te Aleancës. “NATO sot përballet me një mjedis të ri ku Rusia e sheh aleancën si kundërshtare dhe do shikojnë si do e trajtojmë këtë kërcënim, apo edhe kërcënimet bërthamore të saj”, u shpreh Turner. Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, cilësoi si provokim vendosjen e sistemit te raketave ne Rumani. Në samit doli në pah përplasja mes Armenisë e Azerbajxhanit të pranishëm në takimin e Tiranës. Në qendër është Nagorno-Karabaku ku dy vendet përplasen ushtarakisht.

Terrorizmi, kërcënimi nga ISIS dhe refugjatët ishin disa nga pikat e diskutuar gjatë samitit. Për Bruno Tertrais, drejtuesit të Fondacionit për Kërime Strategjike, këto dy çështje nuk duhet të ngatërrohen mes tyre. “Terrorizmi natyrisht është kërcënimi më i dukshëm dhe më i rëndësishmi që shkakton ISIS-i. Disa në Europë do të shtonin dhe migrimin, por 3 gjëra nuk duhet të harrojmë. Së pari, migrimi nuk shkaktohet nga ISIS, por shkaktohet nga një konflikt për të cilin regjimi sirian është përgjegjës. Së dyti, migrimi është më shumë dështim, se sa sukses i ISIS. Ajo që do ISIS është që të gjithë myslimanët të vijnë, të jetojnë, të luftojnë në tokat e të ashtuquajturit Kalifat dhe jo të largohen prej tyre. Së treti, migrimi natyrisht që mund të jetë destabiluzues dhe natyrisht që është i tillë dhe shikojmë efektet e veta të drejtpërdrejta politike në Austri, por nuk çon dhe nuk do të na çojë në kohën e Hitlerit”, u shpreh Bruno Tertrais. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …