Të rinjtë nga Kaçaniku pjesë e Konventës “Evropianët e rinj”

Edhe të rinjtë nga Komuna e Kaçanikut janë bërë pjesë e Konventës “Evropianët e rinj” organizuar nga Zyra e Rinisë Evropiane në Kosovë , e cila ka filluar me kampanjën nacionale “Rinia në administratë fuqi për të ardhmen”.

Studentët, të rinjtë dhe nxënës nga Komuna e Kaçanikut u bashkuan me të rinjtë nga komuna të tjera dhe së bashku miratuan rezolutën me kërkesat e të rinjve të Republikës së Kosovës, drejtuar institucioneve shtetërore. “ Evropianët e rinj” nga Kosova, shpresuan që sa më parë kërkesat e tyre të merren parasysh nga institucionet qendrore. Kjo kampanjë ka synim anëtarësimin e të rinjve të Kosovës në organizata të ndryshme botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …