Brickos

Do të rinovohet stadium i qytetit më Suharekë

Falë një memorandumi bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Suharekës, që u nënshkrua të mërkurën, stadiumi i qytetit në Suharekë do të merr pamje krejtësisht tjetër dhe do të ketë kushte shumë të mira për zhvillimin e garave sportive në këtë stadium.

Gjatë takimit me ministrin e kulturës z.Kujtim Shala, kryetari Asllanaj, ka shpreh falënderimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ministrisë, duke u shprehur se ky është një investim kapital dhe shumë i rëndësishëm për futbollin suharekas. Me këtë investim krijohen kushte shumë të mira për zhvillimin e garave.

Për këtë projekt MKRS-ja do të investojë mjete financiare në vlerë prej 277 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë Komuna e Suharekës ( 173 mijë euro ) të cilat do të investohen gjatë vitit 2016-2017. Ndërkaq që e tërë shuma që do të investohet është 450 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …