Të shkarkohet këshilltari i Ramës dhe i Thaçit, Baton Haxhiu ashtu sikur Albin Kurti shkarkoi, Sh.Gashin

Të shkarkohet këshilltari i Ramës dhe i Thaçit, Baton Haxhiu ashtu sikur Albin Kurti shkarkoi, Sh.Gashin

Gazetari, Baton Haxhiu, një këshilltar në “terr” i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe në “dritë” i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe amnistia mes dy vendeve, pasi sipas tij pas 20 vitesh pas luftës nuk paska  çfarë dhe kush të dënohet më. “Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëjë me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut”.

Deklarata e gazetarit që në Tiranë njihet dhe si këshilltar i kryeministrit Rama, ka ngjallur irritim në rrjetet sociale. Shumë familje të viktimave të luftës në Kosovë kanë reaguar, ndërsa njëri prej tyre i kujton se edhe sot ka njerëz që dënohen për shkak të krimeve që kanë bërë në Luftën e Dytë Botërore. Thaçi dhe Rama do të duhej të diferencoheshin nga deklaratat e këtij nostalgjiku të Liljanave 1) të Beogradit dhe i politikave të përbashkësisë së shqiptarëve me serbë.

Ata të dy duhet t’ i bëjnë me dije opinionit, se është apo nuk është këshilltar, Baton Haxhiu, apo rend “sikur Muça pas daive”. Është në përgjegjësinë e të dyve ta definojnë qartë dhe  t’i bëjnë me dije opinioni kudo ndër shqiparë se çka i lidh ata me këtë gazetar kontrovers, i cili gjatë kohës së luftës, u vet shpall i vrarë nga regjimi serb, sepse i frikësohej UÇK-së dhe iku për në Gjermani, me ndihmën e vartësve të mikut të tij, kriminelit me damkë serb,  Stanishiq, i dënura për krime luftë në Bosnje dhe në Kosovë. Pasi iku në Gjermani mori “dekorata” si gazetar i luftës të cilin gjoja e kishte ndjekur Serbia, ndërsa në shtypin e kohës akuzonte rëndë UÇK-në duke e paditur madje edhe për pastrimin etnik të shqiptarëve, që po bënte regjimi i Milosheviqit, për shkak se UÇK-ja e kishte nisur luftën që nuk do të mund ta fitonte. Këto deklarata ugurzeza i kishte bërë pasi kishin filluar bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake dhe ekonomike të Serbisë.

Baton Haxhiu mbrohet në opinion duke thënë se gjatë luftës ka qenë në kontakt dhe në shërbim të “SHIK”-ut, të Kadri Veselit,  e disa komandantëve të tjerë, por Kadri Vesli, me sa di unë,  asnjëherë, në asnjë deklaratë nuk ka pranuar se ka pasur informator të vetin, Baton Haxhiun. Nëse dëshmohet se Baton Haxhiu gjatë luftës ka bashkëpunuar me Kadri Veselin e në anën tjetër edhe me Stanishiqin e Veton Surroin, ku edhe punonte, atëherë, ia pafshin “hajrin” të gjithë këta, këtij kolaboracionist me damkë, që për nga rrezikshmëria shoqërore  është shumëfish më i rrezikshëm se Shkëlzen Gashi, i cili në esencë është një torollak mendjemadh, njëdimensional, që mendon se është njeriu më i ditur në botë dhe që urren hapur nacionalizmin shqiptar, dhe për të qenë ironia edhe më e madhe, ai  i takon një familjeje atdhetare, nacionaliste të NDSH-së, që kishte pësuar rëndë nga regjimi titist rankoviqist.

1)Baton Haxhiu: “Lidhja jonë Liljanë, kalon mbi të gjitha luftërat çlirimtare, Serbe e shqiptare”… (B.H. Pismo Ljiljani, – Letra dërguar gazetares serbe Liljana në Beograd)

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …