Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shtunën me 16 maj do të organizojë tërheqjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Lajmi është konfirmuar për “Epokën e re” nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të me dije se procesi i tërheqjes së shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike është planifikuar të zhvillohet më 16 maj.Një ditë më parë, KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është certifikuar pjesëmarrja në zgjedhje e katër prej pesë subjekteve të reja politike që kishin aplikuar gjatë periudhës 2–10 maj 2026. Bëhet fjalë për tri koalicione dhe një kandidat të pavarur.
Subjektet e certifikuara janë: Lëvizja Vetëvendosje, Koalicija Vakat, Ashkalitë e Bashkuar, si dhe kandidati i pavarur Esmir Kasi.
Ndërkohë, KQZ ka refuzuar certifikimin e dy subjekteve politike, Složno Pobeđujemo (nismë qytetare) dhe SDA – Stranka Demokratske Akcije, pasi nuk kanë arritur të plotësojnë kriterin ligjor prej 1000 nënshkrimeve të kërkuara për certifikim.
Pas vendimeve të fundit të KQZ-së, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 do të marrin pjesë gjithsej 3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur.