leoni

Teherani zyrtar e pranon se rrëzimi i aeroplanit “Boing” të Ukrainës në Iran ishte pasojë e një gabimi njerëzor

Teherani zyrtar ka pranuar se rrëzimi i aeroplanit “Boing” të Ukrainës, në Iran, ishte pasojë e një gabimi njerëzor. Televizioni shtetëror iranian njoftoi se avioni i rrëzuar ka fluturuar pranë një baze ushtarake të rëndësishme, dhe u godit nga një raketë. Being 737 i shoqërisë ukrainase të fluturimit, UIA është ngatërruar me një „avion armik”. Ushtria e ka goditur pa qëllim” avionin, bëhet fjalë për një „gabim njerëzor”, ka thënë televizioni shtetëror duke iu referuar një deklarate të ushtrisë iraniane. Përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Në të njëjtën kohë ushtria iraniane u shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave. Ndërkohë, presidenti i Iranit, Hasan Rohani ka shruar se vendi i tij shpreh keqardhje „shumë të thellë” për goditjen e avionit. Bëhet fjalë për një „tragjedi të madhe dhe një gabim të pafalshëm.”

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …