Posta e Kosovës

Telekomi i Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për medie

Pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon, Telekomi i Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për medie. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Telekomi ka bërë me dije se Devollët kanë lënë pa paga rreth 3 mijë e 300 punëtorë dhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. “Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveç tjerash, me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Telekomit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati: Lobimi politik dhe diplomatik duhet të jetë pjesë e angazhimit për Apelin në Hagë

Ligjëruesi i Shkencave Politike, Valon Murati, ka vlerësuar se krahas punës së Grupit Punues për …