Telekomi

Telekomit të Kosovës sërish i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi privat

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar sërish llogaritë bankare nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dradafone.net”. Kryetari i Sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj, e ka konfirmuar informacionin. “Po, sot në mëngjes jemi njoftuar se na janë bllokuar llogaritë nga Devollët. Për hapat që do t’i ndërmarrim, do të njoftoheni me kohë”, tha ai. Është hera e dytë bllokohen llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe me 15 korrik të këtij viti, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte njohur të drejtën Z-mobile për përmbarimin e borxhit të Arbitrazhit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …