Tensionohet situata në Bjellorusi pas zgjedhjeve, kontestimit të tyre dhe protestave të opozitës

Bjellorusia bëhet gati për protesta të reja dhe më të fuqishme të opozitës e cila nuk po pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve në këtë vend, të cilin e quan rezultat të manipuluar. Deri më tani janë arrestuar mbi 7 mijë protestues ndërkohë që janë paralajmëruar protesta edhe më masive e më të fuqishme. Nga ana tjetër, presidenti i sapo Zgjedhur, Aleksander Lukashenko, i cilki qëndron në këtë post që nga vitit 1994, ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të qëndroj në gjendje gatishmërie. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar votimet dhe kanë dënuar brutalitetin e përdorur nga autoritetet ndaj protestuesve. Ndërkohë, kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, pas rezultatit të zgjedhjeve sipas të cilit 80 për qind e votuesve kanë votuar për presidentit e deritashëm, ajo ka shkuar në Lituani dhe ka thënë se është e sigurt se 60 -70 për qind të votuesve kanë votuar për te dhe ka theksuar se ne jemi populli i Bjellorusisë, ne jemi shumica dhe nuk do të zmbrapsemi. Liderja opozitare e Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, më 24 gusht do të takohet me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Stephen Biegun- numri dy i Departamentit amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …