Tentim zjarrvënie një lokali në pjesën veriore të Mitrovicës

Sot në ora 03:30 ka pasur një përpjekje për t’ia vënë zjarrin një lokali në pjesën veriore të Mitrovicës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga zëvendës drejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani. Ai ka thënë se “rreth ores 03.30 ka pas tentim zjarrëvënie në Mitrovica Veri. Dëme të vogla materiale janë shkaktu”. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, ka shkruar ai. Pronari i lokalit është pjesëtar i komunitetit goran. Raportohet se në këtë lokal, kohë më parë ka qëndruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me ish-kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …