Kuvendi i Kosovës

Tërheqja e Projektligjit të Demarkacionit nga Qeveria ka bërë që opozita t`i kthehet punës në Kuvend

Partitë e krahut opozitar ka dhënë shenja për kthimin e normalitetit në Kuvend, pas tërheqjes më 1 shtator të  projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Zyrtarë të AAK-së kanë thënë se funksionimi i punës së Kuvendit varet nga Qeveria, e cila nuk duhet të sjell për votim versionin aktual të marrëveshjes. Ndërkohë, pozita shpreson se deputetët do t`i kthehet punës dhe përgjegjësisë për çka edhe janë votuar. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, i ka thënë se Kuvendi mund t`i kthehet normalitetit vetëm nëse Qeveria nuk e sjell në seancë versionin aktual të Demarkacionit. Sa i përket kthimit të normalitetit në Kuvend tërësisht varet nga qeveria. Kryeministri i Kosovës nuk duhet që të provokojë prapë situatën në Kuvend që ta bie të njëjtin version të Marrëveshjes për demarkacionin. Për shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti, opozita nuk ka më asnjë arsye që ta pengojë punën e Kuvendit dhe subjektet politike parlamentare duhet t`i kthehen përgjegjësisë për çka edhe janë votuar.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …