Raporti i një organizate joqeveritare nga Franca ka bërë të ditur se terrorizmi i së djathtës ekstreme ka shënuar viteve të fundit ngritje prej më se 320 për qind dhe se mbi 80 për qind e viktimave të terrorizmit, janë myslimanët. Pavarësisht mbulimit medial të myslimanëve duke i paraqitur si kryerës të akteve të terrorizmit, studimi i ri ka treguar se myslimanët janë viktimat më të mëdha të sulmeve terrorizmit në botën mbarë, ka raportuar “Al-Xhazira” Shoqata Franceze e Viktimave të Terrorit ka njoftuar se tetëdhjetë për qind të viktimave janë myslimanë të shteteve të ndryshme. Të dhënat përfaqësojnë shkallën botërore të pasojave të terrorizmit. Para se të mbahej Kongresi ndërkombëtar për viktimat e terrorizmit në Nicë të Francës, Guillom de Seint-Mark, ka thënë: “Myslimanët i vuajnë më së shumti pasojat e sulmeve terroriste”. Është me rëndësi që të kujtohet kjo gjë në Evropë, sepse aty mendohet se ata që kryejnë sulme terroriste janë myslimanë dhe se viktimat janë jomyslimanë. Kjo megjithatë nuk është e vërtetë”, thekson ai.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …