Teuta Haxhiu: Situata e re politike në vend thekson se Ramush Haradinaj është kandidati i duhur për kryetar të vendit

Teuta Haxhiu: Shtetndërtimi nuk ndodhë me sondazhe të Lëvizjes Vetëvendosje e as me “analiza” të LDK-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Tetuta Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratës se deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka deklaruar se kjo parti nuk bën kompromis me postin e kryeministrit. Haxhiu ka thënë se Qeverinë është duke e drejtuar suksesshëm kryeministri Haradinaj. “Shumë problem ‘LDK- ja me udhëheqë me Qeverinë e Kosovës’ siç paska prognozuar Driton Selmanaj të cilat të kujtojnë ato ‘analizat e tij famoze’ në ‘Clik’. Qeverinë e Republikës është duke e drejtuar me shumë suksese kryeministri Ramush Haradinaj , me përkushtim , vendosmëri dhe vizion të qartë në rrugën e integrimit dhe zhvillimit”. Ndërsa, LDK-ja dhe VV-ja, le të vazhdojnë me sondazhe e hulumtime të llojit të tyre. Shtetndërtimi nuk ndodhë me sondazhe të VV- së e as me “analiza” të LDK-së , shteti bëhet çdo ditë, me punë e angazhim, me syçeltësi e vendime të vështira por të domosdoshme, gjithnjë në interes të vendit dhe qytetarëve, kështu siç po ndodhë në qeverisjen Haradinaj, e siç do të ndodhë edhe në mandatin e ardhshëm qeveritar. Kur nuk ke punë të tjera, populli thotë më mirë është që ashtu kot ta lëvizësh derën, njëjtë siç po e bëjnë opozitarët e LDK-së dhe VV- së”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …