Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut

Thaçi: Rezistenca e Nebih dhe Tahir Mehës kundër regjimit serb pas demonstratave të vitit 1981 e hapi një kapitull të ri

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social i ka kujtuar heronjtë: Nebih e Tahir Meha në 37-vjetorin e rënies së tyre në luftë kundër  forcat shtetërore serbe. Ai ka thënë së rezistenca e Nebih e Tahir Mehës kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithë popullore të vitit 1981, hapi një kapitull të ri në Kosovë. “Rezistenca e armatosur e Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz kundër regjimit serb, pas demonstratave gjithë popullore që kishin nisur anembanë Kosovës në vitet e 80-ta, hapi një kapitull të ri. Sot, u bënë 37 vjet nga rënia e tyre, në mbrojtje të familjes dhe kauzës shqiptare. Qëndresa heroike e Nebih dhe Tahir Mehës do të kujtohet gjithmonë. Vetëdija historike, duke kujtuar dhe nderuar përherë heroizmin e vajzave dhe djemve tanë, ishte udhërrëfyese e pagabueshme për realizimin e synimeve shekullore, lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …