Thaçi: Bashkëpunimi me Iowa po e forcon shtetin e Kosovës

Hashim Thaçi: Vetoja e serbëve në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ndalë formimin e Ushtrisë

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s, të udhëhequr nga Sekretari për Bujqësi, Bill Northey, bashkë me gjeneralmajorin Timothy Orr prej Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas. Thaçi theksoi se vizitat e ndërsjella janë shumë të rëndësishme për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat. “Raportet tona me SHBA-në përjetësisht do të jenë të veçanta. Bashkëpunimi jonë me Iowa është vetëm reflektim i këtyre raporteve. Ky bashkëpunim është duke forcuar shtetin tonë”, ka theksuar kryetari. Në këtë takim është folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Thaçi ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë kushtetuese e Kosovës, duke ritheksuar se askush nuk mund të vendos veto dhe se ky transformim është i pandalshëm. “Do të lëvizim në mënyrë të koordinuar në transformimin e FSK-së”, ka shtuar ai. Nga ana tjetër, gjeneralmajori Timothy Orr ka thënë se partneriteti ndërmjet gardës dhe FSK-së është shumë i fuqishëm dhe do të vazhdojnë me trajnime dhe programe të ndryshme mbështetëse për FSK-në. Me delegacionin e Iowas, presidenti Thaçi ka biseduar edhe për shkëmbimet në fushën e arsimit, bujqësisë dhe fushave të tjera. Ai ka falënderuar Sekretarin për Bujqësi, Bill Northey, si dhe anëtarët e tjerë të grupit për mbështetjen që Iowa i ka dhënë Kosovës në fushën bujqësisë. Kryetari ka thënë se edhe studentët që kanë përfunduar dhe janë duke vazhduar studimet në universitetet e Iowas do të kthehen për të mbështetur zhvillimin e Kosovës. Ai ka mirëpritur edhe idenë e delegacionit për të hapur një Zyre të Iowas në Kosovë, e cila do të lehtësonte edhe më shumë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …