Kryetari i vendit Hashim Thaçi jep dorëheqje pasi i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale

Thaçi: BE të lëviz sa më shpejtë me liberalizimin e vizave sepse është vonuar shumë dhe po ndodhë një ndëshkim i padrejtë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas takimit që ka pasur me emisarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak. Thaçi tha para mediave se takimi me Lajçakun ka qenë konstruktiv, me një bisedë të hapur rreth dialogut, dhe një zgjidhjeje që sipas tij duhet të çojë në njohje reciproke me Serbinë, Ai nuk la pa përmendur edhe heqjen e vizave. “BE-ja duhet të lëviz sa më shpejtë me liberalizimin e vizave sepse është vonuar shumë dhe po ndodhë një ndëshkim i padrejtë, kur dihet se janë plotësuar të gjitha kriteret. Më tepër kemi implementuar ne se shtetet e tjera”, shtoi ai. Tutje, kryetari tha se ka ardhur momenti që BE-ja ta hedh në tavolinë çështjen e njohjes reciproke, si pikë e parë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …