Thaçi e quan të ‘suksesshëm’ misionin e EULEX-it

Thaçi e quan të ‘suksesshëm’ misionin e EULEX-it

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin në Kosovë. “Ju falënderoj për punën që keni bërë. Keni udhëhequr me sukses një organizatë komplekse dhe këtë e keni bërë falë urtisë dhe qetësisë tuaj”, citohet të ketë thënë Thaçi në këtë takim. Ai poashtu e ka quajtur EULEX-in mision të suksesshëm, i cili do të vazhdojë qëndrimin në Kosovë me një mandat të ri, që sipas tij, do të reflektojë realitetin në Kosovë. Në anën tjetër, italiani Gabriele Meucci falenderoi Thaçin për bashkëpunimin dhe vlerësimin për EULEX-in.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …