Thaçi: FSK-ja është shëmbëlltyrë e shtetit tonë me pjesëtarë që shkollohen e korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës

Hashim Thaçi: FSK-ja është shëmbëlltyrë e shtetit tonë me pjesëtarë që shkollohen në akademitë ushtarake të botës

Kryetari i vendit Hashim Thaçi ka uruar pjesëtarët e FSK në Ditën e Forcës. Thaçi thotë se secili qytetar sot mburret me të arriturat e FSK-së të cilat sipas tij janë dëshmuar me të rriturat në akademitë më të mira ushtarake në botë. Ai thekson se FSK është e hapur për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim. “Në Ditën e Forcës, 27 Nëntor, i urojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, për profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmuar për të dhënë më të mirën, duke u shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie apo rajoni. Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s, me pjesëtarë që shkollohen e trajnohen dhe korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës dhe që i shërbejnë Kosovës në çdo kohë e çdo vend. Forca e Sigurisë së Kosovës është shëmbëlltyrë e shtetit tonë, duke qenë e hapur për të gjitha komunitetet dhe duke punuar për përfaqësim sa më të mirë gjinor. Secili qytetar i Kosovës sot mburret me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Jemi krenarë me ju!”, ka shkruar në rrjetin social kryetari Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …