Hashim Thaçi

Thaçi: Kosova nuk është strehë për ekstremistët

Në një artikull autorial për Euroaktiv, kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar për masat që kanë ndërmarr institucionet e Kosovës kundër ekstremizmit. Ai ka shkruar se Kosova nuk është strehë për ekstremistët. Shërbimet tona të sigurisë kanë arrestuar 110 të dyshuar, kanë siguruar 67 aktakuza dhe 26 dënime kundër mbështetësve të ISIS-it në vendin tonë. Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, theksoi në vizitën e tij të fundit në Kosovë se kosovarët janë liderë  regjional në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Edhe Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun gjithashtu njohu rolin aktiv të Kosovës për promovimin e dialogut ndërfetar në raportin e vitit 2013. Thaçi në shkrimin e tij nuk ka shënuar asnjë radhë se kush ia hapi rrugën këtij fenomeni katër vjet më parë, ndërkohë që krekoset me luftën që po iu bëka ekstremizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …