Thaçi: Prodhimet që hyjnë në Kosovë i nënshtrohen kontrolleve rigoroze prandaj janë të sigurta për ushqim

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi ka deklaruar se prodhimet që hyjnë në Kosovë i nënshtrohen kontrolleve rigoroze prandaj janë të sigurta për ushqim. Ai ka theksuar se para se të dalin në tregun e Kosovës, prodhimet ushqimore i nënshtrohen kontrollit fitosanitar prandaj ato mund të konsumohen lirshëm. “Për ne nuk ka shumë rëndësi origjina se prej nga vjen një mall, ai duhet të jetë i sigurt për konsum, sepse ky është mandati ynë që kemi. Produkte me origjinë shtazore nga shteti i Serbisë nuk kemi për shkak se ata nuk i plotësojnë certifikatat veterinare siç kërkohet me ligje të aplikueshme në Kosovë” ka deklruar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …