Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas takimit me ambasadorin gjerman në Shkup, ka thënë se shqiptarët në Maqedoni duhet ta kenë të drejtën e vetos për projektet mono-etnike. Ai ka thënë se kërkesë e tyre është që Kuvendi i Maqedonisë të jetë dy-dhomësh dhe shqiptarët të kenë të drejtën e vetos ndaj çdo vendimi të qeveritarëve maqedonas. “Nëse doni t’ju tregoj po ju them se kërkojmë Parlament dydhomësh dhe shqiptarët të kenë të drejtën për veto ndaj çdo vendimi”, ka deklaruar Thaçi, përcjellin mediet ehqiptare në Maqedoni.
Kontrolloni gjithashtu
“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej
Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
